“Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit në BB+ stabil

Agjencia kreditore “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit në BB+ me pamje të qëndrueshme.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga agjencia, kjo ka të bëjë me një varg politikash koherente makroekonomike dhe financiare dhe treguesit më të mirë për menaxhim, zhvillim të resurseve njerëzore dhe rrethinë për udhëheqjen e biznesit në krahasim me mesataren BB.

“Fiç” shkruan se situata politike në vend është normalizuar pas një periudhe më të gjatë të “paralizës politike” nga viti 2014-2017. Sipas agjencisë, procesi i integrimit në BE mbetet prioritet i vendit dhe shtytës i reformave.

Siç bën të ditur agjencia, projeksioni për rritje të ekonomisë së RMV-së, që paraqet përshpejtim në krahasim me vitin e kaluar. Pritjet e tyre janë që rritja të lëviz nga kërkesa në vend. Në raport bëhet e ditur se investimet në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti ishin rritur për 10,4 për qind që, sipas agjencisë, ka të bëjë me përforcimin e besimit të investitorëve dhe të rritjes së kreditimit.

“Fiç” vlerëson se trendet e tregut të punës janë pozitive me rritjen e punësimit për 2,2 për qind dhe uljen e shkallës së papunësisë për 0,7 pikë procentuale prej 17,1 për qind deri në shtator. Ato presin që rritja e investimeve dhe e punësimit të jenë nxitëse të rritjes ekonomike deri në vitin e ardhshëm, si dhe rritja e pagës minimale, pensionet dhe pagave në sektorin publik.

Agjencia thekson se eksporti ishte rritur shpejtë, 13,2 për qind deri në shtator, edhe krahas dobësive në eurozonë, veçanërisht në industrinë automobilistike në Gjermani. Edhe eksporti është rritur shpejtë, i nxitur kryesisht nga importi i lëndëve të para.

“Borxhi i shtetit është projektuar mesatarisht që të rritet prej 40,7 për qind të BPV-së në fund të vitit 2019 në 41,2 për qind në fund të vitit 2021, shkruan ‘Fiç’. Garancitë qeveritare për projekte publike, kryesisht që kanë lidhje me projekte për rrugë pritet që të rriten prej 8,1 për qind të BPV-së në tremujorin e tretë të vitit 2019 në 10 për qind në vitin 2020.

Sektori bankar është vlerësuar si stabil dhe i kapitalizuar mirë. “Depozitat rriten për 10 për qind, përderisa pjesëmarrja e depozitave në denarë në ato totale është rritur dhe është 61,3 për qind në depozitat totale. Aktiviteti kreditor është më i lartë për 7,4 për qind”, shkruan Fiç dhe sipas pritjeve të tyre ai do të rritet për 8,5 për qind deri në vitin e ardhshëm si rezultat i kërkesës së rritur.

Në qershor të këtij viti, “Fiç” e rriti rejtingun kreditor nga BB në BB+, që ishte përmirësim i parë i rejtingut kreditor të vendit tonë pas 13 viteve.