Kryetari i komunës Saraj nga rradhet e BDI, Blerim Bexheti, ka demantuar deputetin e LSDM Muhamed Zeqiri pasi qe ky i fundit doli ne mbrojtje te ndryshimit te modelit zgjedhor duke thene se humb BDI, e jo shqiptaret edhepse te gjitha partite shqiptare e kane kundershtuar ndryshimin nga 6 ne 1 njesi zgjedhore, përcjell TS.
“I demantuari permanent nga partia e tij dhe njohesi universal i te gjitha ceshtjeve paska dal me “matematike” qe demantojne numrat e partise se tij para ca dite.
Ndoshta pragun e shtepise e ka harruar, por pragun e zgjedhjeve ia perkujtojme ne, para se ta demanton perseri patroni i tij. Matematika ekzibicioniste e tij vlen per Baçevin e Rusisë, Lilen e Enciklopedisë dhe Levicën e tij.
Pyetje publike, a e perkrah ky i demantuari Badinterin?” shkruan Bexheti.