Një njësi zgjedhore rrënon Badenterin, BDI me propozim drejtuar LSDM-së

Tendenca për zhbërje të shumicës së dyfishtë (Badinterit) si zanafillë e konsensualitetit dhe defaktorizimi i votës etnike shqiptare, ose edhe të tjerëve, janë zhvillime që drejtpërdrejt e dëmtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe karakterin multietnik të shoqërisë tonë.
Ka kohë që politikat imponuese dhe të njëanshme, e aq më pak ato të ngushta dhe afatshkurtëra partiake, nuk gjejnë fushë pjellore në vendin tonë.
Ne me muaj të tërë zëshëm e kemi kundërshtuar një ndryshim të tillë të modelit zgjedhor, pa marrë parasysh se a vjen nga LSDM, VMRO, ose cilado parti tjetër, sepse dëmton rëndë përfaqësimin e drejtë në Kuvend.
Me një njësi zgjedhore fiton BDI, edhe atë më tepër se të gjitha partitë tjera bashkë, por humbasin shqiptarët. Neve nuk na duhet fitore nëse humb fuqia politike e shqiptarit në vendin tonë.
Ja një propozim për debat që po e diskutojmë me kolegët këto ditë, sa për ilustrim, nëse vendet në Kuvend ndahen sipas regjistrimit të popullësisë dhe me model zgjedhor me një njësi, me vende të rezervuara për të siguruar përfaqësim të drejtë, atëherë maqedonasve ju takojnë 77 deputetë, shqiptarëve 30 deputetë, turqve 5, romëve 3, serbëve 2, vllehëve 1, boshnjakëve 1 dhe të tjerëve 1. Këtij modeli mund t’i vëmë edhe prag zgjedhor nga 3-5%.
Koalicioni jonë i suksesshëm ka ndërtuar politika për të mirën e përbashkët, për barazi, për integrim dhe për zhvillim.
Ky zhvillim aktual nuk është pjesë e programit të dakorduar qeveritar ose e koalicionit në të mirën e përbashkët të të gjithëve, por propozues dhe iniciator i ndryshimit të modelit zgjedhor është deputetja Lijlana Popovska nga DOM dhe disa deputet tjerë nga partitë e vogla, përfshirë edhe Alternativës.
Megjithatë, ky debat duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 12 prillit për arsye të kohës së shkurtër për përgaditje dhe edukimin të votuesit për ndryshimet”.

Marketing

Ndryshe, iniciativa për Një njësi zgjedhore, ku matematikat tregojnë se numri i deputetëve shqiptarë do ulet ndjeshëm, është e deputetëve që nul kanë mbështetut anjë iniciativë shqiptare në Parlament: Liljana Popovskës, Kërsto Mukovskit, Maja Moraçanin, dhe Ferid Muhiçit. Në listën e propozuesve është shënuar edhe deputeti i Alternativës, Rexhep Memedi