Gjermania po përballet me rrezikun e largimit të bizneseve për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Jemi në dijeni së shumë sektorë dhe biznese po kërkojnë për punëtorë të aftë”, theksoi Merkel para një samiti që do të mbahet të hënën lidhur me këtë çështje.“Kjo është arsyeja pse është shumë e domosdoshme për ne që të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar një numër të mjaftueshëm specialistësh. Në të kundërt, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe sigurisht që ne nuk e duam këtë gjë”, theksoi ajo.Përfaqësues nga qeveria gjermane, punëdhënës dhe sindikata do të takohen të hënën në Berlin, në një samit mbi imigrimin e punëtorëve të aftë dhe për mënyrën se si Ligji i ri i Imigracionit të Punëtorëve të Aftë në Gjermani të hyjë në fuqi sa më shpejt.