Mjeku shqiptar Ilir Hasani, po shëndrrohet si një ambasador i popullit tonë nëpër botë. Profesionalizmin i tij tashmë po konfirmohet edhe nga organizata më relevante mjekësore botërore Asociacioni Ndërkombëtar i Kirurgëve Ortopedë dhe traumatolog (SICOT), shkruan Kosova Post.
Javën që shkoi dr. Hasani ka qenë i ftuar nga SICOT që krahas emrave më të njohur të traumatologëve dhe ortopedëve botëror, të ligjeroj edhe ai.
“Me ftesë të SICOT kam ligjeruar në kongresin e saj në Oman. Jam prezantuar me punimin shkencor ‘Politrauma – kirurgu i përgjithshëm apo eksperti’. Në këtë punimi unë trajtoj një problem të madh shkencor dhe praktik, që është politrauma. Trajtimi i politraumës është shumë kompleks ku ngërthen shumë degë të kirurgjisë. Është dilemë botërore kush duhet të udhëheq ekipin që e trajton politraumën, një kirurg që është ‘gjeneralist’ që I njeh të gjitha lëmitë po jo në atë thellësi, ose duhet të udhëheqin të gjithë specialistët kush si të mbrri, gjë që është praktikë në shumë vende të botës. Në këtë punim, i cili do të jetë i publikuar në revistën më relevante të lëmisë tonë, unë tentoj të shpërbëj këtë dilemë”, tha për Kosovapost, dr. Hasani.
Dr. Ilir Hasani është një nga traumatologët më të njohur të rajonit, i cili njohurit dhe profesionalizmin e tij po zen vend në mjeksinë evropiane dhe atë botërore.
Paraqitjet e tij shkencore janë etabluar në revistat të njohura mjeksore. Hasani aktualisht vepron në Klinike e Traumatologjisë, Ortopedisë, Reanimacionit, Trajtimit intenziv dhe Qendrës urgjente pranë Spitalit Universitar Nëna Terezë në Shkup, klinikë të cilën e udhëheq vetë ai.
Ndërkaq ai veprimtarinë e tij profesionale e ka ushtruar edhe në disa spitale në rajon. Gjithashtu ligjëron në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tetovës.