“Të punësuarit në administratën e NP Higjiena Komunale-Shkup sot iu bashkëngjitën aksionit të madh për pastrim “Administrata pastron” i organizuar nga Qeveria RMV-së me qëllim ngritjen e ndërgjegjes publike për mirëmbajtjen e pastër dhe të shëndetshëm të mjedisit jetësor, në të cilin morën pjesë të gjitha institucionet shtetërore.
Ekipet e operativës së NP Higjiena Komunale-Shkup janë përgjegjës për ngritjen dhe transportin e mbetjes së grumbulluar nga njëzet lokalitete në qytetin e Shkupit, ku zhvillohet aksioni. Nga mekanizimi në terren janë vënë në përdorim pesë automjete speciale komunale për ngarkim dhe transport, tri automjete speciale komunale – kiperë dhe një ngarkues.” – thotë Shabani.