Zaev letër anëtarëve të LSDM-së: Regjimi nuk guxon të kthehet

Kryeministri Zoran Zaev u ka dërguar letër anëtarëve të LSDM-së në të cilën u thotë atyre se partia e tyre e ka për obligim të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të sigurohet përparim në shtet.

Marketing

“Vetëm kjo përzgjedhje është fituese. Çdo përzgjedhje tjetër është humbje. Kemi bërë shumë, të gjithë së bashku, ndërsa kemi edhe shumë për të bërë. Për këtë shkak nuk ka largim nga rruga e fitores. Nëse ndonjë herë përparimi ju duket shumë i ngadaltë, kjo është për shkak se përparimi është real. Po ndërtojmë mbi baza të shëndoshë, që të zgjas”, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev.

Zaev ka theksuar tre rregulla që duhet zbatuar anëtarët e LSDM-së në mënyrë që të sigurohet fitorja. Sipas tij këto rregulla janë: Të flitet për sukseset e arritura, të mos kthehet regjimi asnjëherë dhe për leksionet e marra të flitet pas fitores.