Shpejtësi dhe çmenduri, ja me çfarë shpejtësie shënoi Rashica kundër Bayernit

Werder Bremen u mposht bindshëm nga Bayern Munich me rezultat 6:1, mirëpo Milot Rashica edhe ndaj kampionit gjerman tregoi vlerat e tij.

Marketing

Ai realizoi golin e parë në ndeshje duke e “shëtitur” Boatengun dhe duke e lëshuar raketën e tij që e la të shtangur Neuerin.

Shpejtësia e goditjes ishte 80 km/h ndërsa distanca 20 metra. As një sekond nuk iu desh që topi të arrinte portën. Koha ishte 0.9 sekonda nga 20 metra distancë.

Reprezentuesi kosovar po e bën “kahre” Bundesligën dhe po e tregon veten në çdo javë me gola e asiste.