Në Kodrën e Diellit 15 centimetra borë

Më ftohtë këtë mëngjes është në Tetovë, Manastir dhe Berovë, minus tre gradë, ndërsa tetë maksimale janë matur në Dojran.

Marketing

Minus një është në Kriva Pallankë, zero në Shkup, Prilep, Shtip, Strumicë dhe Dibër, një në Lazaropole, Ohër, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, dy në Mavrovë dhe Pretor, si dhe katër gradë në Vinicë dhe Krushevë.

Siç informoi DPHM, deri në orën shtatë trashësia e borës është 15 centimetra në Kodrën e Diellit dhe dy në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë stabil dhe më i ngrohtë. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira. Reshje të reja të shiut priten nga enjtja. Sinoptikët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira me temperatura të mëngjesit prej -4 до 4 gradë dhe temperatura ditore prej 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe temperaturë maksimale deri nëntë gradë.