Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykim për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.
Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të propozuara nga prokuroria. Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shaban, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.