Fillloi pilot –projekti për përzgjedhjen primare të mbejtjes komunale nga amvisëritë

NP Higjiena Komunale – Shkup në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe komunën e Karposhit sot filloi me realizimin e pilot-projektit për përzgjedhje primare të mbetjes komunale nga amvisëritë.

Marketing

Me këtë pilot-projekt do të përfshihen 500 amvisëri individuale në vendbanimin Vllae, që do ta përzgjedhin mbetjen e tyre komunale duke e ndarë në mbetje të thatë dhe të lagësht. NP Higjiena Komunale – Shkup te këto amvisëri tashmë ka ndarë edhe nga një kosh shtesë për hedhjen e mbetjes së thatë – plastikën, letrën, metalin qelqin etj. Koshi për mbetje që deri tani është përdorur nga qytetarët, tash e tutje do të shërbejë për hedhjen e mbetjes së lagësht – mbetjen që shpërbëhet vetvetiu, gjegjësisht mbetjen nga ushqimi (pemë, perime, mish, kocka) gjethe, lule etj.

,,Përzgjedhja primare e mbetjes komunale paraqet hap afatgjatë në veprimtarinë e NP Higjiena Komunale – Shkup. Përzgjedhja primare e mbetjes rezulton me rritje të efikasitetit gjatë mbledhjes dhe transportit, gjegjësisht në nivel më të lartë të riciklimit dhe ripërdorimit të saj, por ajo që është e rëndësishme është se kontribuon dukshëm në uljen e sasisë së mbetjes komunale që përfundon në deponi.

Krahas pjesës së thatë të mbetjes komunale që tashmë përpunohet, planifikojmë ta shfrytëzojmë dhe përpunojmë plotësisht fraksionin e lagësht të mbetjes, për të cilën veçse kemi hartuar projektin për kompostimin e mbetjes që shpërbehet vetvetiu, i cili vitin e ardhshëm do të fillojë të funksionojë në Qendrën tonë për përzgjedhje në Vardarishte, ndërsa e përgatiti këshilluesi i kësaj fushe nga SHBA-ja, z. Xhef Gejxh.

I ftojmë qytetarët ta përzgjedhin mbetjen e tyre komunale dhe në këtë mënyrë të na bashkëngjiten në realizimin e vizionit tonë për Shkup më të pastër dhe për mjedis më të shëndetshëm jetësor.” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani