Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Nurxhan Asanovska, sot e kanë pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klimens Koja.
Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe proceset integruese në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Kryetari Gashi e falënderoi Koja-n për rolin konstruktiv, miqësor dhe inkurajues të OSBE-së në proceset reformuese të vendit, demokratizimin e vendit dhe anëtarësimin e tij drejt NATO-s dhe BE-së.
Shefi i Misionit të OSBE-së, Klimens Koja, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin e AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike dhe proceset reformuese në vend.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.