Barcelona dhe Real Madrid do të vihen përballë njëra tjetrës gjatë së mërkurës mbrëma.
Blaugrana’ dhe ‘Los Blancos’ do të futen në këtë përballje me pikët e barabarta, për të marrë lidershipin në La Liga.
Gjatë shekullit të 21-të, shtatë herë ka ngjarë që këto dy skuadra të përballen, me shansin për të marrë lidershipin nga njëra tjetra.
Në të shtatë rastet, Barcelona doli fituese e përballjes, përcjell lajmi.net.
Sipas formës dhe dëmtimeve të lojtarëve, shumë lehtë mund të përsëritet edhe hera e tetë.
Skuadra e Zidane ka mungesa të shumta në formacion. Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati final i kësaj ‘Clasico’. Mbetet të shihet nëse historia do të vazhdojë të shkruhet në favor të Barcelonës.