Shqipëria gjobitet nga UEFA

UEFA ka gjobitur me 23 mijë e 250 euro Shqipërinë për shkak të tri shkeljeve të bëra gjatë ndeshjes me Francën në kualifikueset për “Euro 2020”.

Marketing

Shqipëria është gjobitur për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë, për organizim të dobët e për fishkëllima të tifozëve gjatë himnit kombëtar të Francës.

3250 euro ishte gjoba për hedhje të gjësendeve, 5000 euro për pengesa gjatë himnit e 15 mijë euro për organizim të dobët në portat hyrëse e dalëse të stadiumit “Air Albania” që atë ditë pati ndeshjen e parë.

Në ndeshjen e 17 nëntorit, Shqipëria ishte mposhtur 2 me 0 nga kampioni i botës në kuadër të Grupit H kualifikues. Nga ky grup, në “Euro 2020” u kualifikuan Franca e Turqia. Shqipëria përfundoi në pozitën e katërt.