Instagram tani identifikon fjalët ofenduese

Rrjeti social popullor i fotografive në pronësi të Facebook, Instagram, ka trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale i cili identifikon fjalët ofenduese.

Marketing

Ideja është që tu japë përdoruesve “një shans” për të ri-konsideruar fjalët e tyre,” tha rrjeti social.

Instagram e bëri publik ndryshimin në një postim në blog ditën e hënë duke thënë se gradualisht do të dërgohet në disa vende të botës.

Ndryshimi është dizajnuar për të luftuar ngacmimin online, një fenomen shumë problematik për platformat si Instagram, YouTube dhe Facebook.

Në një studim për ngacmimin online në Korrik të 2017, u gjet se Instagram ishte platforma më e keqe në këtë drejtim.
Nëse një përdorues ku sistemi është integruar do të paralajmërohet përpara se të postojë një mesazh fyes.

Përdoruesve do tu jepet mundësia të editojnë tekstin.
Në fillim të 2019-ës Instagram lëshoi një përditësim të ngjashëm ku paralajmëronte njerëzit në rastet kur komentet e tyre përmbanin fjalë fyese.

Rrjeti social tha se nga rasti i parë rezultatet kanë qenë inkurajuese duke nxitur njerëzit të rikonsiderojnë fjalët e tyre kur u jepet një shans i tillë.