LSDM zbulon se kur do të zgjedh kryeministrin teknik, në lojë dy emra

Dy javë na ndajnë nga formimi i Qeverisë teknike, ndërsa tani për tani edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE nuk zbulojnë cilët do të jenë zgjidhjet e tyre kadrovike, raporton TV 21.

Marketing

Nga partia opozitare edhe pse paralajmëruan se në mes të dhjetorit do të kumtojnë emrat e ministrave teknik dhe zëvendës ministrave, tani për tani thonë se nuk kanë sjellë vendim përfundimtarë. Nga partia në pushtet, LSDM-ja, thonë se koordinime të brendshme do të mbajnë të enjten. Kryeministri Zoran Zaev, thotë se si kryeministër potencial përmenden emrat e dy ministrave, ministrit për punë të brendshme Oliver Spasovskit dhe për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska. Zaev i cili javën e kaluar paralajmëroi se do të shqyrtojë koalicionin me BDI-në pasi që kjo parti parashtroi mbi 5 mijë amendamente me të cilat i bllokoi ndryshimet e Kodit zgjedhor, thotë se në nivel partiak ende nuk kanë biseduar në atë temë. Zaev tha se nuk e ka të qartë pse BDI parashtroi aq amendamente. Nga BDI me qëndrim se për këtë nuk kanë marrëveshje politike. Për këtë sot edhe Rubin Zemon i cili është njëri prej iniciatorëve për ndryshimet e Kodit zgjedhor përsëri u bëri thirrje BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së që të tërheqin amendamentet e parashtruara dhe në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një njësi zgjedhore. Tha se propozimi i tillë nuk do të ndikojë në numrin e deputetëve shqiptarë në Kuvend./TV21