Pas koncertit në Gjermani, Gashi kujton kohën sa ishte refugjatë në këtë shtet

Reperi nuk kishte një fëmijëri të lehtë.

Marketing

Turneu i Gashit nëpër Evropë është duke vazhduar ende, ai së fundmi ka mbajtur një koncert në shtetin gjerman, vend ky që i kujton vështirësitë në të cilat ka kaluar.

Këngëtari me prejardhje shqiptare ka publikuar një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon se si para 20 viteve nga skamja ndante edhe ushqimin në kampe të refugjatëve.

“Unë kam qenë refugjat me familjen time në Gjermani … duke parë babanë tim të marrë një biçikletë kudo për të gjetur një punë … të jetoja në kampe refugjatësh, ku të gjithë duhej të ndanin ushqim dhe të dilnim jashtë për të përdorur banjot publike … 20 vite më vonë u ktheva në Gjermani të gjitha shfaqjet e shitura. Frankfurti ishte një shfaqje që nuk do ta harroj kurrë” shkruan Gashi.