Ndotja e ajrit,MMJPH me rekomandime për qytetarët

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e monitoron me kujdes dhe vazhdimisht cilësinë e ajrit përmes rrjetit kombëtar të stacioneve matëse.
Gjatë javës së kaluar, janë vërejtur dukuri që e tejkalojnë vlerën mesatare ditore të PM10 (50 μg /m3) në Qendër, Gazi Babë, Karposh, Rektorat, Gjorgje Petrov, Milladinovcë, Manastir 2, Koçani, Kumanovë, Strumicë dhe Tetovë, me tendencë të mëtejshme të rritjes.
Duke pasur parasysh faktin se ballafaqohemi me koncentrime të rritura të ndotjes së ajrit, dhe me qëllim të zbutjes së gjendjes, i apelojmë qytetarët, brenda mundësive të tyre, t’i zbatojnë rekomandimet e mëposhtme:
– Automjetet e rënda t’ju shmangen lëvizjeve në zonën e qytetit,
– Të përdoret transporti publik në relacionet ku ka linjë autobusi,
– Të shmanget përdorimi i panevojshëm i automjeteve pa pasur shumë nevojë, veçanërisht ato me EURO standarde më të ulëta,
– Kur sërish egziston nevoja, për të bërë më shumë përpjekje që më shum persona të voziten me një automjet,
– Amvisëritë të përdorin lëndë djegëse të pastra për ngrohje, d.m.th. të mos përdorin vaj të djegur (vaj motorik, hidraulik dhe vaj të amvisërive), mbetje të llakuara ose me ngjyra, stiropor, paketim PET, copa gome dhe çdo material sintetik,
– Në mënyrë të duhur të përdoret druri i zjarrit për ngrohje,
– Të raportohen tek inspektoratet kompetente dhe shërbimet policore dyshimet për çdo veprimtari të paligjshme që kontribuon në përkeqësimin e cilësisë së ajrit.

Marketing

Njëherësh, theksojmë detyrimin që të gjitha A dhe B kapacitetet industriale t’ju përmbahen kushteve të përcaktuara në lejet e integruara ekologjike, dhe bëjmë apel që të gjithë inspektoratet shtetërore dhe ato vendore përkatëse të intensifikojnë kontrollet e jashtëzakonshme mbi korrektësinë dhe funksionimin e filtrave të kapaciteteve industriale, ndërsa inspektorët e ndërtimeve të kryejnë inspektimin e zbatimit të protokollit të kontrollit të pluhurit të ndërtimtarisë, veçanërisht në rrugë edhe në ndërhyrjet tjera të mëdha infrastrukturore.

Ministria edhe më tej do të përpiqet të zbatoj masat shtesë të cilat do të ballafaqohen me burimet e ndotjes, ju bëjmë thirrje që të gjithë së bashku të kontribuojmë në kuadër të mundësive tona për një tejkalim sa më të shpejtë të situatës.
Sepse të gjithë jemi shkaktarë të ndotjes dhe vetëm së bashku mund ta gjejmë zgjidhjen .