Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot morri pjesë në shpalosjen e Pllakës Përkujtimore në objektin kulturor të Çarshisë së Vjetër, ku me 17 Dhjetor të vitit 1919 është mbajtur Kuvendi Themelues i Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve e njohur si “Xhemijet”, në të cilën kryetar u zgjodh Nexhip Draga.
Ky event u organizua nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Kjo ngjarje historike që sot mbushi plot 100 vjet është edhe një dëshmi e qartë në mesin e shumë datave historike se Shkupi ka qenë çdoherë vatër e lëvizjeve të mëdha historike në mbrojtje të vlerave më të larta njerëzore.Krzet