“Reketi”, VMRO-DPMNE: PTHP dhe pushteti, tentojnë të heshtin skandalin (video)

Prokuroria Publike në bashkëpunim me pushtetin, tenton zbehjen e skandalit të madh për rastin “Zhvatja”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas opozitës, Prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim për shkak se në këtë rast është përfshirë vetë vëllai i kreut të ekzekutivit.

Marketing

“Prokuroria Publike duhej të hapë rast dhe të hetojë pas zërave në opinion, të hetojë të gjitha indikacionet për zhvatje të biznesmenëve edhe atë në rastin kur zhvatësi, i cili përmendet publikisht në televizion nga ana e viktimës, është vëllai i kryeministrit të shtetit dhe menjëherë t’i pastrojë të gjitha dyshimet për zhvatje nga ana e familjes Zaev. Pranimi publik nga ana e biznesmenit Toshevski të premten flet se ai personalisht ka qenë cak i kërcënimeve, shantazheve dhe ofendimeve nga ana e vëllait të kryeministrit, Vice Zaev, me qëllim që t’i pamundësohet pronë atraktive dhe i njëjti të blihet me çmim të volitshëm. Është thënë se është ftuar në bisedë në një objekt hotelerik në Strumicë dhe është kontaktuar nga vetë Zoran Zaevi… Ja pres, Zaevi nuk dëshiron prokurori të pavarur dhe sistem të pavarur gjyqësor.”,- deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.