Barcelona do të luajë kundër Real Madrid-it në “El Clasicon” e madhe, nesër prej orës 20:00, në Camp Nou. Ekipi katalanas ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër “Los Blancos”.
Trajneri Ernesto Valverde nuk ka shumë surpriza në skuadrën e tij duke patur në dispozicion të gjithë lojtarët më të mirë. Mungon mesfushori Arthur, i cili është i dëmtuar. Ky i fundit nuk ia ka dalë mbanë të rikuperohet dhe nuk do të jetë as në pankinë për sfidën kundër madrilenëve.
Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon me teknikun spanjoll që kërkon fitoren për t’u shkëputur të vetëm në krye të klasifikimit. Frika për El Clasicon e nesërm është shumë e madhe, pasi ka një anagazhim të madh të forcave policore. Të dy ekipet do të shkojnë në të njëjtën kohë në stadium dhe po qëndrojnë në të njëjtin hotel.