Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Micevski: Nuk jemi të gatshëm për debat

Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për Komisionin për Sistem Politik, Nikolla Micevski tha se nuk janë të gatshëm për të filluar debatin dhe kjo u konfirmua sot me anulimin e këtij debati. Ai akuzoi kryetarin e këtij komisioni, Aleksandër Kiracovskin se po bën një lojë të pisët dhe se po tallet me qytetarët duke premtuar një njësi zgjedhore.

Marketing

Atë që e fola dje se nuk jemi të gatshëm për të filluar debatin edhe u konfirmua. Kjo është loje e kryetarit të komisionit sepse nëse deshte debat publik duhet të bëhej në procedurë te rregullt. Me procedure të shkurtuar mundësia për debat është vetëm në amendamente. Nëse dëshirohej ndryshim i modelit zgjedhor duhej të uleshin me partitë më të mëdha dhe të gjendej konsensus. Kjo është vetëm manovër për të mos dalë fajtor meqë kishin premtuar para qytetarëve një njësi zgjedhore. Nëse kreparlamentari Talat Xhaferi nënshkruan një procedure të tillë për debat publik do te shohim se si do të veprojmë megjithatë në një procedurë të shkurtuar nuk ka mundësi në rregullore për debat publik- tha Nikolla Micevski.