Një alarm i rrejshëm për bombë shkaktoi panik tek nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës së mesme të artit “Llazar Liçenovski”, të cilët braktisën objektin shkollor derisa policia po kryente hetimet. Bëhet fjalë për një mjet të gjetur në parkingun mbrapa Shkollës i cili i ngjasonte një bombe dore. Ministria e Brendshme por analizon nëse bëhet fjalë për bombë dore ose shkollore. E njëjta ishte vendosur afër një automobili të bardhë i tipit “Porshe” me tabela të Shkupit.Nuk ishte asgjë trishtuese. Erdhën ekipet e MPB-së dhe kërkuan që një pjesë e shkollës sonë të evakuohet, konkretisht bëhet fjalë për atelietë të cilat kanë dritaret në pjesën e parkingut. Ajo ndodhi gjatë kohës së pushimit të gjatë, nuk kishte ndonjë ndërprerje serioze të mësimit, vetëm gjysmë ore dhe fëmijët sërish u kthyen në mësim, pasi që MPB-ja përfundoi punën e saj”-pohoi Dimitar Filipovski, drejtor i Shkollës së mesme të Artit “Llazar Liçenovski”.