Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar.
Kryetari i AAK-së në Prishtinë thënë se ftesa i ka ardhur në cilësinë e të dyshuarit.
Ai ka ironizuar me ftesën duke thënë “punë e madhe…”.
Ky është njoftimi i tij i plotë në Facebook:
“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të gjykatës speciale ma solli ftesën për në Hage. Punë e madhe…..
Jam i ftuar në cilësinë e të DYSHUARIT!!!!
Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet ne Kosove i kanë kryer serbët dhe Serbia dhe ata janë kriminel e jo ne Çlirimtaret që ishim të detyruar të bënim luftë mbrojtëse dhe ÇLIRIMTARE.
UÇK përjetë e mot!”