“TERAPIA ME GËNJESHTRAT E KRIJESAVE TË NJË DITE”
Të nderuar Qytetarë të Komunës së Zhelinës, urime Përvjetorin e 23-të!
Edhe pse pa asnjë projekt nga premtimet e pakuptimta brenda këtij dy vjeçari, terapia e udhëheqësisë aktuale të Komunës së Zhelinës përmes rrjeteve sociale dhe tv me projekte të trashëguara, rezulton të bartë efekt pozitiv ndaj shëndetit mendor te vetë udhëheqësia, andaj me “zili” ndjehem mirë që projektet tona janë një terapi adekuate për ata që pa asnjë projekt të tyre, shpërndajnë fetva dhe gënjeshtra në katër anët çdo ditë.
Gënjeshtrat e këtyre krijesave për banesat në Durrës, Tiranë dhe Tetovë që nuk i kisha, ishin vetëm të një dite, por jo edhe të ditëve të sotme, kur ata që në cilësinë e kryetarit blejtën banesa ose i blejnë tani që nuk i përmend askush. Nuk them që i blenë me para të pista ose me paratë e popullit (siç më akuzonin), por për këto krijesa të asaj dite, pa asnjë dyshim do të vijë dita e shpalosjes së të vërtetës nga e pavërteta. Mjer vatani dhe mileti i Zhelinës!
Komuna e Zhelinës është pre e cikleve të krijesave që me gënjeshtra 4 vite e shkatërrojnë dhe e sjellin buzë greminës, dhe më pas duhet nga dikush tjetër 8 të tjera të ndërtohet dhe riparohet nga prapambeturia.
Sa herë e shohin nga një ëndërr, po bëjnë nga një akuzë, përsëri përmes rrjeteve sociale dhe pa mos ngritur asnjë padi konkrete për vjedhje në adresë timen, duke dashur që me terapi të këtilla ta qetësojnë vetveten dhe ta mbajnë në ankth popullin e ngratë, për ta tjetërsuar vëmendjen nga keqpërdorimet reale që po bëhen dita ditës ose nga premtimet kosmopolite që dhanë. Realitetin e botës së brendshme që ekziston tek ata, mundohen ta transferojnë apo t’ia atribuojnë tjetrit. Ndjej keqardhje që mjetet të cilat ne i ndamë për njerëzit në nevojë, që shpesh po i përmendin se në emër të humanitetit e kemi futur në borxh komunën, e nuk ua lamë për ushqimet e tyre të preferuara.
Ne ato mjete i ndamë për njerëzit në nevojë, por duke mos harxhuar asnjë denarë (ose fare pak) për reprezentacione e për veten tonë.
Sidoqoftë, përvetësimi i projekteve të të tjerëve ka rezultuar një terapi e këndshme ndaj atyre që çdo ditë krijojnë namin e gënjeshtrave në facebook dhe television për të ashtuquajturat “arritje” të tyre!
Një ditë këto terapi dhe gënjeshtra do të përfundojnë, dhe krijesat që erdhën me duart bosh, të verbër për të kaluarën e tyre dhe të pavetëdijshëm se ku do të kthehen, ku prioritet e kanë vetëm zhvatjen gjatë ditëve të qeverisjes komunale për shtimin e pasurisë, si një shans i vetëm i mundshëm.
Të gjithë këto gënjeshtra të këtyre krijesave, një ditë do të përfundojnë në KAMAREN E TURPIT!