Themelohet shoqata “Guri i Shqipës Goshincë”

OJQ “Guri i Shqipës Goshincë”, me datë 15 dhjetorë 2019 (e diele), këshilli organizativ mbajti Kuvendin themelues, i cili njëherit ishte edhe Kuvend zgjedhor.
Në këtë Kuvend morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, me origjinë nga fshati Goshincë.

Marketing

Duke pasur parasysh karakterin zgjedhor të këtij Kuvendi, kuvendarët zgjodhën edhe kryetarin e OJQ-së, miratuan kryesinë e kësaj organizate joqeveritare, ku për kryetar të shoqatës u zgjodh Nejazi Sinani.

Selia e shoqatës do të jetë në fshatin Goshincë.
Me Kuvendin Zgjedhor udhëhoqi anëtari i Këshillit Iniciativ, pedagogu në pension Lazim Rexhepi. Elaborimin e konceptit për themelimin e shoqatës e bëri anëtari i këshillit iniciativ prof. Dr. Nehat Ramadani. Gjatë punimeve të Kuvendin, u diskutua edhe për aktivitetet e shoqatës, ndërsa kuvendarët u pajtuan që aktiviteti i parë i shoqatës të jetë ngritja e Lapidarit përkujtimor për dëshmorët e kombit të fshatit Goshincë

Gjithashtu, në këtë kuvend themelues, u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së shoqatës.
1. Nejazi Sinani
2. Hajriz Mustafa
3. Mexhid Zymberi
4. Nehat Ramadani
5. Sinan Sinani
6. Nezir Jahiu
7. Maliq Sulisi
8. Mustafë Ismaili
9. Lazim Rexhepi
10. Ismet Sulisi
11. Bashkim Murtezi
12. Hajredin Sulisi
13. Hamit Ismaili
14. Imer Mustafi
15. Jasir Zymberi
16. Qani Saliu
17. Hekrem Osmani

Kuvendi zgjodhi edhe komisionet që do të përkujdesen për aktivitetet e shoqatës si:
Komisioni i Financave, Komisioni për Administratë, Komisioni për Ndërtim, Komisioni për Organizim , Komisioni për Komunikim me Publikun, Komisioni i pjesëmarrësve në luftën e vitit 2001 dhe invalidëve të luftës

Me respekt, Shërbimi për Informim pranë OJQ “Guri i Shqipës”