Ekspertët e transfermarkt.de kanë përditësuar vlerat e lojtarëve të Bundesliga-s. Fituesi më i madh është Serge Gnabry.
Sulmuesit anësor të Bayern Munich i është rritur vlera nga 60 milionë euro në 80 milionë, kështu që ai është së bashku me Joshua Kimmich (nga 70 milionë në 80 milionë) lojtari më i shtrenjtë i kampionëve të Gjermanisë, përpara yllit të ekipit Robert Lewandowski (31/70 mln).
Gnabry aktualisht ka shënuar katër gola dhe ka përgatitur pesë të tjerë në kampionat, ndërsa në Champions League i ka shënuar katër gola Tottenham. Edhe te Gjermania ai ka qenë i pandalshëm.
Një tjetër fitues i madh i Bayern është talenti Alphonso Davies, vlera e tij ka shkuar nga 15 milionë në 25 milionë euro.