Një person është lënduar lehtë në një aksident në Shkup

Një person ka marrë lëndime të lehta, në një nga gjithsej gjashtë aksidente, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informon se policia e trafikut ka zbuluar dhe gjobitur dy shoferë të cilët i kanë drejtuar makinat e tyre nën drejtimin e alkoolit dhe katër automjete të paregjistruara.

Është sanksionuar edhe një shofer, i cili ka kaluar në udhëkryqi në dritë të kuqe dhe një shofer që nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha.

Janë sanksionuar tetë këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën derisa semafori ka qenë me ngjyrë të kuqe.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 76 automjete.