Sela në takim pune në Gjykatën Administrative

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u takua me Burim Sejdinin, Kryetarin e kësaj Gjykate.
Drejtori Sela e njoftoi z.Sejdinin për vështrimet dhe analizat rreth zbatimit të deritashëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për nevojën për zbatimin konsekuent të ligjit nga të gjithë faktorët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në nivel ndërinstitucional.
Kryetari Sejdini shprehu kënaqësinë e tij nga takimi me drejtorin Sela duke falenderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që ofron AZGj-ja për Institucionet për sa i përket përkthimeve dhe lekturimeve profesionale në çështje komplekse. Njëkohësisht, ai e informoi Selën rreth aktiviteteve të Gjykatës Administrative dhe përmendi nevojën e plotësimit të ekipit profesional, si dhe përforcimin e kapaciteteve profesionale të gjykatës me angazhimin e përkthyesve dhe lektorëve.
Gjatë takimit, të dy palët e riafirmuan nevojën për përforcimin e bashkëpunimit, duke pranuar rëndësinë që ka stimulimi i një ambienti social në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të çdo qytetari, si dhe në promovimin, ruajtjen dhe përforcimin e të drejtës së qytetarëve për të përdorur gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing