Situatë katastrofike nga zjarret në Australi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Për të shtatën ditë radhazi, në Nju Sauth Uells, shteti më i populluar në Australi, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe janë të paktën 100 zjarret që zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë. Situatë alarmante është edhe në Kuinslend dhe në veri të Viktorias

Marketing

Janë të paktën 40 shtëpitë e shkatërruara nga zjarri në Nju Sauth Uells në orët e fundit, 800 që nga fillimi i sezonit të zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore.

Aktualisht janë 106 vatrat aktive të zjarrit në vend dhe 2500 zjarrfikësit të cilët po përpiqen të marrin situatën nën kontroll.