Mariçiq koordinator kombëtar për BE-në, Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal, Zebërçanec për komunikime

Qeveria e emëroi Bojan Mariçiq koordinator kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa Marjan Zebërçanec është emëruar koordinator kombëtar për komunikime strategjike dhe për zbatimin e strategjisë komunikuese të Qeverisë.

Marketing

Këto dy emra të koordinatorëve kombëtarë janë me qëllim që gjatë qeverisë teknike të sigurohet vazhdimësi në proceset e filluara në sferën e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal si edhe në sferën e profesionalizimit të komunikimeve qeveritare publike në pajtim me strategjinë qeveritare për komunikim, sqarojnë nga Qeveria.