Teuta mposhti Partizanin me rezultatin minimal në Niko Dovana 1-0 duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi të kuqve.
Kjo ndeshje ishte mjaft e tensionuar ku shoqërua me disa kartonë të kuqe, si për lojtarë në fushë si për lojtarë jashtë saj.
FSHF ka qenë mjaft e hekur dhe ka dënuar me pesë ndeshje nga dy lojtarë për secilin ekip.
KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.
Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.
Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Partizani, William Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Besëlidhja për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Lekë. Ne aplikim të Nenit 116/1/a te KDS ne masën 50 %
KF Turbina për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/4/b të KDS dënohet me zhvillim e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
Lojtari i KF Ada Arsen Lingata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Mirdita në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
Zyrtari i KF Laçi U-17 Ylber Zani për protestë me xheste ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Teuta U-17 Klajdi Muzhaqi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i FC Flamurtari U-17 Mardian Kacolli për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Flamurtari U-17 Memo Dhrami për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtareve te ndeshjes ne baze te Nenit 47/1/d dhe 48/1/a te KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/f te KDS dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SH.S Pepa U-17 Kristi Dhima për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Sh.S Pepa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Lojtari i Spartaku U-17 Markelian Plaku për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes në bazë të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Shënkolli U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Akademia në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara. Ekipi i KF Shënkolli U-15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë një kategori më poshtë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Flavio Meçja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinore;
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Alfonso Ligeja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinor