Merko mirëpret përfaqësuesit e Konsullatës të Përgjithshme së Republikës së Kosovës në Strugë

Sot Kryetari I Komunës së Strugës,Ramiz Merko mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,Agim Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte kryesisht informativ me rastin e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, e cila konsullatë do të përfshijë edhe qytetet tjera të rajonit, si Ohrin, Resnjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën.

Marketing

Në njoftimim e komunës thuhet: Konsulli I Përgjitshëm është zgjedhur me dekret të Presidentit të R. së Kosovës dhe Komuna e Strugës është e privilegjuar të ofrojë mikpritje dhe njëkohësisht është e hapur për bashkëpunim për interesa kombëtare.
Kryetari Merko shprehu gadishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje të aktiviteteve të parapara nga Konsulli dhe stafi i tij dhe I uroi sukses në punën e tij.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës