Dy nga motrat Mustafa, Sahideja dhe Safetja, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën për karrierën e tyre mbi 30 vjeçare, lidhjen e ngushtë me nënën si dhe marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit e tjerë.
Të vëna në një sfidë me pyetje ngacmuese, Safetes dhe Sahides iu desh të zbulonin se cila prej tetë motrave fiton më tepër para nga muzika.
Njëkohësisht ato shkruan emrat e njëra tjetrës, e më tej Safetja shpjegoi se janë vetë ato që fitojnë pak më tepër se motrat e tjera, për shkak se kanë më shumë vite në skenë.