Gara për Këpucën e Artë – nuk shihen Messi e Ronaldo

Gara për Këpucën e Artë duket tashmë e panjohur për ne.
Këtë edicion, gara për njërin prej çmimeve më prestigjioze individuale duket se do të jetë më interesante se kurrë.
Emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur mbrapa aktualisht, në garën për Këpucën e Artë, duke na dhënë një pamje që nuk jemi mësuar ta shohim.

Marketing

Lojtari që prinë këtë garë është Robert Lewandowski, i cili ka shënuar plot 19 gola këtë edicion, përcjell lajmi.net.
Pas tij renditet Timo Werner, po ashtu nga Bundesliga, me 18 gola të shënuara.

Ciro Immobile i Lazio ka 17 gola dhe Jamie Vardy ka 16 gola të shënuara në pozitën e katërt.
Ylli i Bayern Munich, Lewandowski shihet si favoriti tani për tani, por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të rikthehen në garë, në pjesën e mbetur të sezonit.