Kur po fejohet Genta Ismajli?

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli më në fund zgjodhi mashkullin e ëndrrave të saj.
Genta ka vite që është deklaruar beqare duke u fokusuar më tepër te karriera.

Marketing

Këngëtarja është dalluar gjithmonë për super energjinë e saj, stilin unik dhe zërin e mrekullueshëm.

Është përfolur shpesh për jetën private, pasi kureshtja e publikut ka qenë gjithmonë aktive për të kuptuar më tepër.
Erdhi momenti që Genta u deklarua në lidhje dashurie më një biznesmen turk.

Tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi e video të çiftit, ku duket se po kalojnë momentet më të lumtura bashkë.
Nuk mungojnë as surprizat e shumta që i dashuri po ia dedikon këngëtares.

Duke qenë se kjo lidhje po përparon dukshëm, nuk është çudi që shpejt të presim ndonjë lajm për fejesë.