Kryeministri, Zoran Zaev, sot edhe nesër në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të iniciativës “Mini Shengeni”, nikoqir i së cilës është homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Kjo nismë, e cila ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, është vazhdim i takimeve nga Novi Sadi dhe Ohri, të Zaevit e Ramës, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në ditën e dytë të takimet është paraparë deklaratë e përbashkët për media e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin trepalësh muajin e kaluar në Ohër, u miratua Deklarata me të cilën parashihet kalimi i kufijve vetëm me letërnjoftim, korsi të shpejta për kamionët dhe njohje e ndërsjellë e diplomave, e shoqëruar me Plan aksionar nga dhjetëra masa për realizimin e tyre.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Ohri, atëherë deklaroi se në takimin e radhës pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borell.