Republika e Maqedonisë t’i fillojë bisedimet për anëtarësi në Bashkimin Evropian deri në anulim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kërkoi Komiteti i Përzier Parlamentar i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian. Kërkohet nga vendet-anëtare të angazhohen dhe merren vendime për fillimin e negociatave për anëtarësim me shtetin deri në fund të marsit të vitit 2020.
Në debat ishte theksuar se Komisioni Evropian mbetet në rekomandimin e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, sepse ajo i përmbush kushtet për këtë, me vërejtje se përbërja e këtillë “nuk është kategori statike dhe nuk mund të jetojë në lavdinë e vjetër”.
Sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitet, Andreas Shieder, Unioni ka rol historik t’u lejojë gjeneratave të reja nga Maqedonia e Veriut të bëhen anëtare të plotfuqishme të BE-së, sepse një gjeneratë tashmë ka humbur.
“Nuk ka alternativë tjetër”, theksoi Shieder në mbledhjen e Komitetit të përbashkët parlamentar. Shefi i Departamentit për Maqedoninë e veriut në Drejtorinë për Politikë Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Dejvid Kulen në fjalimin në seancë porositi se para zgjedhjeve, pas të cilave do të ketë edhe Parlament të ri dhe pushtet të ri ekzekutiv, Komisioni konsideron se “nuk duhet të shpiket uji i nxehtë”, por të zbatohen ligjet e miratuara të cilat janë në pajtim me standardet e BE-së, ndërsa midis prioriteteve të Kuvendit e thekson miratimin e projekt-ligjit për integrim të PSP-së dhe PTHP.
Pushteti në vend mbetet mbështetës i fuqishëm i proceseve eurointegruse dhe këtë këtë dje komisarit evropian për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim ua transmetoi personalisht kryeministri Zoran Zaev.
Në takimin e mbajtur në margjinat e Samitit të Nismës së Evropës Qendrore në Romë, kryeministri porositi se vendi do të dërgojë akoma më shumë argumente deri te Komisioni Evropian dhe deri te të gjitha vendet anëtare të BE-së, vendimi i anuluar pozitiv të vijë sa më shpejtë që është e mundur që të përmirësohet gabimi nga Samiti i Këshillit Evropian në tetor.
Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim theksoi se KE-ja fuqimisht e mbështet hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe se me vendeta-anëtare të BE-së punohet në harmonizimin e qëndrimeve për ndryshime eventuale në metodologjinë dhe procesin e zgjerimit që do të mundësojnë vendim të shpejtë pozitiv për vendin.
Varhejli paralajmëroi vizitë të vendit tonë dhe angazhim të përforcuar nga e gjithë KE-ja që të konfirmohet përcaktimi për perspektiva të përshpejtuara për zgjerim dhe rritje të qartë ekonomike për vendet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Rekomandimi kryesor i miratuar sot është se kërkohet nga vendet anëtare të BE-së, të angazhohen dhe të marrin vendim për fillimin e negociatave aderuese me vendin më së voni deri në takimin e Këshillit të Unionit në mars të vitit 2020, gjegjësisht para zgjedhjeve të caktuara parlamentare.