Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinj të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor.
Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut.
Kongresi do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor 2019, me fillim 16:00, në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.