Këshilli Gjyqësor kërkon raport për lëndët e vjetërsuara

Këshilli Gjyqësor kërkon që deri në Vitin e Ri t’i ketë të gjitha të dhënat për rastet e paproceduara dhe të vjetërsuara të gjykatësve. Në një letër drejtuar kryetarëve të gjykatave, kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev shkruan se kërkesa është në interes të rikthimit të besimit të qytetarëve në gjyqësor. Ata kanë një javë ose deri më 27 dhjetor për t’iu përgjigjur kërkesës. Zdravev kërkon numra konkret për:

Marketing

Letra e Këshillit Gjyqësor
– Numri i lëndëve të vjetërsuara dhe të pazgjidhura sipas viteve, llojit dhe gjykatësit
– Lëndë të vjetërsuara penale me sqarim të arsyeshëm të vjetërsimit
– Cilat masa janë ndërmarrë nga Kryetari i Gjykatës për të zgjidhur lëndët e vjetra në kuadër të programit dhe planit të veprimit për zbatimin e programit
Komisioni i Antikorrupsionit njoftoi sot se po përgatit një metodologji, sipas të cilës do të kontrollojë pronat e gjykatësve.

Ne jemi në proces të krijimit të një metodologjie – cili nga gjykatësit do të zgjidhet për kontroll. Javën tjetër do të kërkojmë të dhëna për punën e gjykatësve të Këshillit Gjyqësor Republikan dhe në bazë të këtyre të dhënave do të përcaktojmë nëse kontrolli do të bazohet në efikasitetin e punës së tyre, kush sa raste ka punuar. Në mënyrë shtesë do t’i përcaktojmë kriteret dhe do të bëjmë një seleksionim në bazë të tyre – tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Anti-Korrupsion.

Hapat e ndërmarrë nga Këshilli Gjyqësor dhe Komisioni Kundër Korrupsionit kanë ardhur pas kritikave të shpeshta dhe pakënaqësisë për punën e gjykatësve dhe prokurorëve.