Të premten e ardhshme do të dihet emri i kryeministrit teknik. Kryeministri në largim, Zoran Zaev thotë se brenda partisë është duke u debatuar hollësisht. Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së duhet të vendos edhe për emrin i cili do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Ju lutem për mirëkuptim sepse kemi të bëjmë me përzierje pushteti mes pushtetit dhe opozitës. Ne nuk duam të shpejtojmë me masa. Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme për të sjell vendime të matura. Bëhet fjalë për zgjedhje të kryeministrit për 100 ditë, nga 3 janari deri në zgjedhje. Behët fjalë edhe për dy zëvendësministra plotësues në MPB dhe Punë dhe Politikë Sociale- Zoran Zaev.
Milla Carovska e cila më 3 janar largohet nga pozita e ministres së Punës dhe politikës sociale, nuk tregon nëse ka ambicie për kryeministre teknike.
Nuk bëhet fjalë nëse jam e gatshme ose jo. Diskutimi po bëhet aty ku duhet dhe kryeministri do ta shpalosë emrin në momentin e duhur kur edhe do të njoftohet opinionit- tha Milla Carovska, Ministre e Punës dhe politikave sociale.
Carovska bashkë me ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski janë emrat më të përfolur për kryeministra teknik. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akoma nuk ka vendosur për emrat që do udhëheqin me resorin e Punës dhe politikës sociale dhe Policinë në 100 ditët e Qeverisë teknike. Hristijan Mickoski ditë më parë hodhi poshtë si të pavërtetë emrat e përfolur për bartës të pozicioneve në Qeverinë me karakter teknik, duke shtuar se brenda VMRO-së, akoma nuk është hapur debat mbi këtë çështje. Mickoskoi paralajmëroi se emrat do të dihen në fund të muajit. Përveç ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punës dhe politikës sociale, sipas Ligjit për Qeverinë opozita propozon edhe zëvendësministra plotësues në Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike