Vedat Muriqi është shpallur lojtari i vitit në Kosovë.Muriqi ka marrë çmimin e më të mirit për vitin 2019, nga FFK, në ceremoninë e përvitshme, ‘Laureatët’, shkruan lajmi.net.
Forma e jashtëzakonshme e treguar me Fenerbahce, por edhe me kombëtaren e Kosovës, kanë bërë që sulmuesi kosovar ta fitojë këtë çmim.
Në garë me Vedat Muriqin ishte edhe ylli i Werder Bremen, Milot Rashica, që gjithashtu ka qenë i mrekullueshëm me skuadrën e tij.
Kujtojmë se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Arbër Zeneli, i cili këtë sezon nuk ishte aktiv si pasojë e lëndimit.