Zv.drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural Abdulselam Selami bën të ditur se janë paguar 137,3 milion denarë për kultivuesit e mollëve që kanë dorëzuar mollë tek blerësit e regjistruar nga vjelja e vitit 2018.Në postimin e tij në fejsbuk, Selami shkruan:
☑️Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, sot në llogaritë e 1,566 subjekteve ka paguar gjithsej 137,3 milion denarë për masën “Pagesa direkte për mollë të prodhuara dhe dorëzuara tek blerësit e regjistruar.”
☑️Shuma e mbështetjes për këtë masë është 3 denarë për kilogram të mollës së dorëzuar.
☑️Përfituesit e kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore që kanë kultivuar mollë nga vjelja e e vitit 2018 dhe i kanë dorëzuar mollët e kultivuara në periudhën nga 12 tetor 2018 deri në 25 qershor 2019 tek blerësit e regjistruar.
☑️Që nga fillimi i mandatit të saj deri më sot, kjo Qeveri ka paguar gjithsej 20,146,718,690.00 ose 327.5 milion € në emër subvencione për ata që kualifikohen për ndihmë financiare në bujqësi.
👍Në një ditë, pa seleksionim, të gjithë ata që kualifikohen për ndihmë financiare u paguhen subvencione.