Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinjë të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor .
Nga kjo parti shprehin bindjen që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kongresi do të mbahet sot ( e shtunë),me fillim 16:00, në Qendrën sportive “Kale” – Shkup.