Inter nuk dorëzohet, insiston për lojtarin e Barcelonës

Inter, konkretisht Antonio Conte, vazhdon të insistojë në transferimin e Arturo Vidal për të forcuar mesfushën.

Marketing

Në Itali besojnë se ky transferim është shumë i mundshëm, ashtu siç të shtunën kanë raportuar edhe ‘Gazzetta dello Sport’ dhe Corriere dello Sport’.

Gjithashtu edhe lojtari kilian mirëpret mundësinë e transferimit në Serie A te Inter, ku do të ishte sërish protagonist.

Në fakt, ky është kushti që ka kërkuar Arturo Vidal, i cili ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Inter.

Inter po kërkon të sfidojë Juventusin për titullin e Serie A, dhe Conte beson se me Arturo Vidal në skuadrën e tyre, duke pasur një rol të rëndësishëm në ekip, ata do të kishin mundësi për të mposhtur ‘Zonjën e Vjetër’.