Ali Ahmeti rizgjidhet në krye të BDI-së

Në një atmosfere impozante që më shumë i ngjante një tubim përmbyllës të
fushatave zgjedhore me prezencë të mijëra përkrahësëve , Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt sot në Shkup rizgjodhi njëzëri Ali Ahmetin në krye të integristëve edhe për katër vitet e ardhshme.

Marketing

Mbi 800 delegatë prezent në Kongres, në këmbë dhe me duartrokitje, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që ti prij Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja.

Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qëndror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituieve zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.

Kongresin e nderuan edhe partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PD e Kosovës, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë.