Mot i keq në Adriatik, shtyhen lundrimet e trageve

Moti i keq vijon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut.

Marketing

Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00, ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.
Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë.

Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit. /tch