Kongresi i BDI-së, Ali Ahmeti dhe fitorja e madhe e 12 Prillit

Me qetësinë absolute të një lideri, që merret me partinë e tij dhe kurrë me të tjerët,Ali Ahmeti morri edhe një mandat prej katër vitesh për të drejtuar partinë më të madhe shqiptare.Një rrugë shpesh e tmerrshme për të ardhë këtu, por ai është gjithmonë sfidues edhe kur sulmohet nga të katër anët .Forca e një lideri është që ta mbrojë kështjellën nga sulmet ,ndonjëherë edhe të ekzagjeruara .Ai erdhi si një fortesë lufte dhe tani është një fortesë politike .Ahmeti e di se ka gabime në rrugëtimin e tij ,por rrugëtimi politik I tillë është . Megjithatë ai mbetet I vetmi lider që nga Kongresi në Kongres shkon si fitues dhe ata që fitojnë mund të vazhdojnë marshimin .

Marketing

Ka kaq vite që pret e përcjellë kryeministra ,liderë partishë që humbin e bien e harrohen , ndërsa ai jo. Ka një mekanizëm politik të ndërtuar dhe këta janë figurat e reja që sjellë dhe që më pas shtrijnë tentakulat e fitoreve .Zgjedhjet janë matematikë dhe jo eufori ,as fjalime pompoze dhe as fjalime epike. Pse fiton Ali Ahmeti është e thjeshtë ,ndonëse interpretuar ndryshe nga kundërshtarët politikë.Atë e votojnë, atë që dëshirojnë edhe cdo prti tjetër .Madje Ali Ahmeti ka një pakt në rradhë të parë me shqiptarët në Maqedoni por është një politikan edhepse I atakuar shpesh kohëve të fundit, ai nuk e njeh zbrapsjen drejt qëllimit të tij. Arrena politike është shpesh e ngjajshme me ato të “ Gladiatorëve” dhe vetëm fitorja është e cmueshme në fund.

Ali Ahmeti akoma s’ka humbur asnjë cikël që të jep llogari dhe kjo I jep favorin që se kanë liderët tjerë humbës.

Kjo për shkak se Ahmeti në momente të caktuara di që ta transformojë një parti duke sjellë figura të reja që janë forca e fitoreve që kanë ndodhur dhe që do pasojnë sërish më 12 Prill në ndërkohë që ai nuk sheh një forcë politike shqiptare akoma që mund ta sfidojë. Faktet e gjithë këtyre viteve e dëshmojnë këtë dhe 12 Prilli nuk është se te opozita shqiptare ka ndryshuar dicka. Inate ,përcarje të thella, dëshira që të mbesin liderë të përhershëm humbin ose fitojnë, poashtu i japin favore partisë së drejtuar nga Ahmeti.

“Bëhuni bashkë dhe mundeni BDI-në” kjo është fraza e tij e famshme drejtuar kundërshtarëve politikë që humbin ose fitojnë ata nuk i “ shkul” dot nga të qenit lider partie. Në fakt ata skanë mundur edhe ta sfidojnë BDI-në gjithë këto vite , qoftë edhe në momente të rënda për partinë e blu .

Ali Ahmeti nuk mund pa BDI-në por as BDI duket se nuk mund pa Ali Ahmetin dhe ky është një bashkim fitoresh që s’kanë fund.

Ali Ahmeti morri një tjetër mandat mes shumë figurave të reja të sjella në ekipin e ardhshëm .Një Kongres I organizuar në mënyrë të përkryer nga Artan Grubi , rifreskimi i Këshillit të përgjithshëm dhe një rini e fuqishme, janë garancat e asaj që shpesh kjo parti e quan BDI e 20 viteve të ardhshme.

Ali Ahmeti në mandatin e ri ka një betejë tjetër në rrugëtimin e transformimit të tij politik që nga 2002 e këndej. Ai e di tashmë se familjet shqiptare kanë nevojë për më shumë ekonomi të zhvilluar , më shumë vende të reja të punës dhe më shumë strategji se si njerëzit të qëndrojnë këtu.Koment Tetovasot