Mickoski tregon kushtin për koalicion me partitë shqiptare

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për koalicionimet me partitë shqiptare pas zgjedhjeve të 12 prillit.

Marketing

Lidhur me mundësinë për të bërë koalicion me BDI-në, nëse VMRO-DPMNE fiton në zgjedhje, Mickoski thekson se kanë qëndrim parimor se do të bëjnë koalicion me çdo parti politike e cila do ta pranojë platformën e tyre, gjegjësisht programin politik. “Do të ulemi, do të bisedojmë dhe do të negociojmë dhe pse jo edhe të koalicionojmë. Nuk kemi preferenca ndaj asnjërës, kemi relata me të gjitha partitë politike të cilat janë përfaqësuese të shqiptarëve, kemi me parti politike të cilat nuk janë përfaqësuese të shqiptarëve, por të etnive të tjera etj., kështu që do të kemi program në tryezë dhe vi za vi me këtë program, nëse gjejmë një pikë të lidhjes, pse jo”, theksoi Mickoski.