Dokmanoviq me shtetësi të dyfishtë, nuk mund ta përfaqësojë Maqedoninë në Tel Aviv?!

Misho Dokmanoviq, ambasadori i emëruar nga qeveria në Tel Aviv të Izraelit duket se po shkel ligjin pasi që profesori i njohur ka shtetësi të dyfishtë, njofton gazeta KOHA.

Marketing

Burime mirë të informuara të gazetës KOHA thonë se, Dokmanoviq është edhe shtetas maqedonas por edhe kroat, gjë që sipas nenit 36 të Ligjit për punë të jashtme, një person nuk mund të emërohet si diplomat/ambasador i vendit tonë në një vend të huaj, për arsye se bie ndesh me ligjin.

Nga Ministria e Jashtme për gazetën KOHA deklaruan se në këtë fazë të emërimit të ambasadorëve nuk janë në gjendje që të japin asnjë deklaratë, as për rastin konkret, mirëpo as për emrat e kandidatëve të cilat gjenden në listën e propozuar nga Qeveria.

Nga ana tjetër, edhe vet profesori Dokmanoviq nuk e mohon se posedon shtetësi të dyfishtë, ai në deklaratë për KOHA, tha se: “Nuk jap asnjë deklaratë për këtë çështje”. Ndërkohë që mbylli telefonin duke na përshëndetur, dhe na pamundësuar bisedën e mëtejme.

Gazeta KOHA po ashtu mëson se përveç Dokmanoviqit, në listën e kandidatëve për ambasadorë gjendet edhe një tjetër me shtetësi të dyfishtë. Ndryshe, vendi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një përvojë me shkelje ligjore gjatë emërimit të ambasadorëve në vendet e huaja. (koha.mk)